.

Ekonomi optimiste për Durrësin: Do marrim të paktën 8 mandate! Ja çfarë thotë për deklaratën e Bashës lidhur me numërimin e votave

Në një lidhje direkte për Top Channel, kandidatja për deputete e PS në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi është shprehur e kënaqur dhe optimiste për rezultatin e Durrësit.
“Deri tani me numërimet jemi optimistë, do marrim të paktën 8 mandate dhe ka motivim nga të gjithë ata që na ndjekin në procesin e numërimit.Mundemi edhe 9 mandate.
Në Durrës ka një element të rëndësishëm sepse vaksinimi masiv i tur operatorëve dhe fasonistëve në këtë zonë, padyshim e bëjnë popullatën të besojë, ndaj kemi optimizëm për numrin 9.
Mërtiri: po thoni se keni bërë politikë me vaksinat, keni fituar vota
Ekonomi: Po them që vendosmëria e publikut është e lidhur me vendosmërinë e procesit.Përkundrazi nuk po them këtë gjë.Durrësi ka dhe rindërtimin, vaksinimin dhe projektin e madh të transformimeve dhe e bën popullatën të besojë.Ndaj kemi optimizëm për numrin 9.
Vasili: Ka dhe një ide tjetër, e përforcoi edhe Basha se ky trend rritës i dedikohet jo një fitoreje të vërtetë, por faktit që janë numëruar deri tani zona apo kuti votimi, bastione të së majtës.Ekziston kjo në Durrës?
Ekonomi: Numërimi fillon nga zonat që kanë më shumë dhe janë larg.Këto janë 2 parimet e numërimit dhe nuk ka të bëjë me bastionet.Zonat që janë larg dhe kanë shumë, ato kanë filluar të parat./Hapur.al